Bota

Shifra të frikshme/ Koronavirusi nuk po ndalet, 367,413 të infektuar. Italia më e prekura në Europë, shumë jetë të humbu

23 Mars 2020, 07:54 Nga DOSJA
Shifra të frikshme/ Koronavirusi nuk po ndalet, 367,413 të infektuar.

Shifra të frikshme janë shënuar në të gjithë botën nga koronavirusi. Të paktën 367,003 njerëz janë infektuar dhe 16,102 të tjerë kanë humbur jetën gjatë betejës me të.

Tashmë pandemia është zhvendosur larg nga “zemra” e saj në Kinë dhe po përhapet me shpejtësi në të gjithë botë. Megjithatë ndikimin më të madh e ka në Europë. Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi duke shënuar shifrën alarmante prej rreth 63,927 mijë të infektuarish. Ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 6,077 persona.

Në rajonin e Ballkanit, shtetet të gjitha janë izoluar dhe kanë marrë masa të rrepta për të mbajtur nën kontroll përhapjen. Deri më tani numrin më të madh të të vdekurve e ka shënuar Greqia me 17 viktima, ndërsa të gjithë vendet e tjera numërojnë jo më shumë se 3. Edhe në Kosovë janë shënuar dy viktima. 

Pandemia po përhapet më shpejtësi edhe në Britaninë e Madhe, duke shënuar deri më tani 5837 të infektuar dhe 335 të vdekur.

Numri i të vdekurve po rritet edhe në SHBA, pasi më shumë se 483 njerëz kanë humbur jetën.

Gjithashtu Lojrat Olimpike janë në dyshim pasi Kanada ka komunikuar që nuk do ta dërgojë skuadrën e saj. Ndërsa kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe tha se shtyrja e aktivitetit sportiv është një mundësi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll