Aktualitet

23 Mars 2020, 09:23 Nga DOSJA

TIRANË– Shqipëria ka shënuar 5 viktima nga koronavirusi. Deri më sot në të gjitha raportimet e situatës, Ministria e Shëndetësisë është shprehur se të gjithë të infektuarit ishin në gjendje mesatare dhe të qëndrueshme.

Por si ndërruan jetë 5 personat?

Mjekët janë shprehur se të gjithë të prekurit nga pandemia e covid-19 kanë qënë në gjendje të qëndrueshme por kjo ishte një situarë që ndryshonte brenda pak çastesh. Sipas tyre, gjendja e të infektuarve ishte e mirë ndërsa brenda disa orëve ata përkeqësoheshin deri sa ndërronin jetë.

Të gjithë personat që vijnë janë në gjendje të agravuar, por jo deri në atë pipikë sa të intubohen. Ndërkohë, tek Infektivi janë edhe tre persona të tjerë mbi mesataren. Komplikacionet vijnë në pak minuta dhe e vështirësojnë jetën e pacientëve,”-bëjnë me dije mjekët.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5.  Pak minuta më parë ka humbur jetën një 61-vjeçar nga Tirana i infektuar me COVID-19. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Nga sot dhe në ditët në vijim, orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll