Aktualitet

Humb jetën në Greqi një tjetër shqiptar i infektuar me COVID-19, Dylgjeri: S’dua ta besoj, dhimbje e madhe!

23 Mars 2020, 09:06 Nga DOSJA
Humb jetën në Greqi një tjetër shqiptar i infektuar me

Greqi- Një tjetër shqiptar ka humbur jetën në Greqi, pasi u infektua me COVID-19. Këtë lajm e ka dhënë gazetari Ylli Dylgjeri në rrjetet sociale, ku tregon se është ndarë nga jeta në moshën 50-vjeçare, miku i tij Fatos Hasa.

Postimi i plotë

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5.  Pak minuta më parë ka humbur jetën një 61-vjeçar nga Tirana i infektuar me COVID-19. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Nga sot dhe në ditët në vijim, orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ylli dylgjeri koronavirusi ne shqiperi ylli dylgjeri

Sondazh

Poll