Aktualitet

Ditë e zezë, shënohet viktima e 5-të nga koronavirusi në Shqipëri. 2 persona ndërrojnë jetë brenda ditës

23 Mars 2020, 08:56 Nga DOSJA
Ditë e zezë, shënohet viktima e 5-të nga koronavirusi

TIRANË– Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi brenda ditës në Shqipëri, ndërsa totali ka shkuar në 5. Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë pacienti 61-vjeçar, i shtruar në spitalin Infektiv.

61-vjeçari ndodhej prej kohësh në terapi intensive dhe ishte vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por nuk ka mundur që t’i mbijetojë pandemisë globale. Në njoftimin e saj lidhur me ngjarjen, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se viktima kishte sëmundje bashkëshoqëruese por nuk i ka bërë ende publike.

“Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive. 61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë. 61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese. 61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes,”-shkruhet në njohtimin e Ministrisë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 5.  Pak minuta më parë ka humbur jetën një 61-vjeçar nga Tirana i infektuar me COVID-19. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Nga sot dhe në ditët në vijim, orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll