Politike

‘Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore’, Basha duhet një plan masash kundër COVID-19: Të mbyllen call cen

22 Mars 2020, 18:37 Nga DOSJA
‘Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore’, Basha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kërkon nga qeveria që të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore. Në një reagim në mediat sociale, Basha shprehet se personat e prekur nga  COVID-19 po shtohen dhe prandaj lind nevoja që të merren një plan i detajuar masash.

Sipas kreu t ë opozitës duhet të mbyllen të gjithë call center, fasoneritë dhe sipërmarrjet me numër të madh punonjësish.Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre”, shton Basha.

REAGIMI I PLOTË

Shifrat e të prekurve nga COVID 19 po rriten. Prandaj shtohet nevoja për të ndërmarrë një plan të detajuar masash për parandalimin e përhapjes së shpejtë të virusit.  Pa u bërë tepër vonë duhet vepruar për ti dalë të keqes përpara. Duhen marrë masa të menjëhershme:

Ne duhet të bëjmë gjithçka për ta kaluar me sa më pak dhimbje këtë situatë të vështirë. Qytetarët duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi ndërsa qeveria duhet t’u japë siguri për të përballuar jetesën e tyre.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike gjendja e fatkeqesise natyrore koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19 gjendja e fatkeqesise natyrore koronavirusi ne shqiperi lulzim basha masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2020, 22:13

TIRANË– Ambasadori i Spanjës, Vicentë Canelles ka lënë një koment në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama, konrektisht në videon ku efektivët dhunonin n...