Politike

Dy gafa në 24 orë, ngatërron Spanjën me Algjerinë dhe Kukësin me Bulqizën. Karantina apo zyra e shtypit, kush është pë

22 Mars 2020, 12:29 Nga DOSJA
Dy gafa në 24 orë, ngatërron Spanjën me Algjerinë dhe

U bë dita e dytë që Kryeministri po ngatërrohet, duke na bërë lëmsh të gjithëve. Dje na zuri frika për të dalë kur pamë se si sillej policia në Spanjë me ata që thyenin karantinën. Godisnin kë gjenin përpara, lëshoheshin mbi njerëzit me kënaqësi sadiste që nuk mund të justifikohet në një vend të zhvilluar në kontinentin e humanizmit dhe të drejtave të njeriut.

Një perspektivë e trishtë iu shtua frikës nga koronavirusi. Imagjinata të çonte të gazi lotsjellës i Sandrit të adhnuar me shefin, që për t’u pajtuar do ia bënte qejfin më një spërkatje masive të popullsisë. Imazhi i shefit që, nga oborri i vilës së betontë në Surrel, me një sy e ndiqte nga larg dhe me syrin tjetër në telefon e ndiqte live nga afër. Sa afër Spanjës do të dukeshim në ato momente, sikur ëndrrën e dhunshme të mos e prishte dikush që zbuloi se nuk ishte në Gadishullin iberik, por në Magreb show i urrejtjes ndaj civilëve të paarmatosur. Pamjet ishin marrë nga një protestë në Algjeri.

Ëndërr e qejf – prishur, e pranoi që e kishte ngatërruar dikush, një shok, por dëshira e tij për ta vënë në skenë atë shfaqje mbetej e plotë.

Vetëm një ditë pasi u ndërkombëtarizuar gafa e tij, pra sot, dikush tjetër e ka ngatërruar Kryeministrin. Ndërsa tregonte me krenari rrugët bosh në gjithë vendin, kur erdhi radha te Bulqiza futi videon e Kukësit. Kjo ngatërresë që me siguri është bërë nga stafi i Fugës që punon pa ndalim, ka tre shpjegime:

Këto 3 versione nuk pretendojnë të japin të gjithë të vërtetën, e cila do të dalë me siguri pas një hetimi në stafin e zyrës së shtypit.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ngaterron bulqizen edi rama edi rama ngaterron bulqizen

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2020, 22:13

TIRANË– Ambasadori i Spanjës, Vicentë Canelles ka lënë një koment në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama, konrektisht në videon ku efektivët dhunonin n...