Politike

21 Mars 2020, 22:13 Nga DOSJA

TIRANË– Ambasadori i Spanjës, Vicentë Canelles ka lënë një koment në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama, konrektisht në videon ku efektivët dhunonin njerëzit që u publikua nga Rama si e nodhur në Spanjë, por që ishte e rremë.

Ambasadori shkruan se Spanja është dakort që duhen marrë masa për mbajtje en jerëzve brenda në shtëpi, por shton se ato pamje nuk ajnë nga vendi i tij.

Megjithëse Ambasada e Spanjës është krejtësisht dakort me rekomandimet e Kryeministrit mbi nevojat e respektimit të masave kufizuese për të mirën e shëndetit të të gjithëve, më vjen shumë keq që janë shpërndarë disa imazhe që nuk kanë të bëjnë fare me Spanjën. Vicente Canelles, Ambasadori i Spanjës,”- shkruhet në koment, të cilin Rama nuk e ka fshirë por as nuk është përgjgjur.

Kryeministri Edi Rama publikoi disa orë më orë një video me anë të së cilës shkruante se pamjet tregonin se si po rriheshin njerëzit në Spanjë, pasi dilnin nga karantina. Rama kërkoi ndjesë më pas, teksa shpjegoi se videon ia kishte dërguar një shok, por u tregua mjaft i prerë teksa u tha qytetarëve se tashmë Forcat e Rendit do të veprojnë, duke nënkuptuar këtu edhe dhunën.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama videoja e dhunes vincente canelles edi rama videoja e dhunes vincente canelles

Sondazh

Poll