Politike

Llogaritë e sakta, Basha tregon kush dhe çfarë duhet sakrifikuar, numëron paratë e buxhetit të shtetit: Ka 260 milionë eu

21 Mars 2020, 19:38 Nga DOSJA
Llogaritë e sakta, Basha tregon kush dhe çfarë duhet

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka treguar se buxheti i shtetit tonë e përballn krizën për tre muaj rresht pa dhimbje. Në një intervitë për Nova Media, Basha ka bërë llogaritë dhe shprehet se në buxhetin e shtetit ndodhen 260 milionë euro. Ai shton më tej se duhen sakrifikuar 120 milionë euro, të cilat, sipas Bashës kjo qeveria dhe kryeministri i kanë ndarë për 10 oligarkë, 12 kontrata konçesionesh e PPP.

Pyetje: A ka para buxheti i shtetit?

Lulzim Basha: Ekspertët tanë kanë bërë një analizë të buxhetit të shtetit 2020 dhe kanë evidentuar një shumë prej 260 milionë eurosh, e cila është menjëherë e rialokueshme. Këto janë 120 milionë euro, të cilat kjo qeveria dhe kryeministri i kanë ndarë për ato 10 oligarkë, 12 kontrata konçesionesh e PPP. Jane afro 140 milionë të tjera të ndara në dy kategori kryesore që janë investime dhe shpenzime operative, shpenzime luksi, karburanti etj. Pra kemi një analizë të buxhetit, kemi të paktën 260 milionë euro, të cilat pa asnjë dhimbje për askënd në vend që të shkojnë të drejtime në pak njerëz, të shkojnë tek shëndetësia, të shkojnë tek shtresat në nevojë, tek njerëzit e mbetur pa shtëpi nga tërmeti, tek njerëzit pa mundësi ekonomike, tek ata që hanë një herë në ditë, tek 50% e popullsisë që mezi mbyll njëherë muajin dhe natyrisht të shkojnë në ndihmë të biznesit dhe ekonomisë. Nëse kriza sjell një kolaps ekonomik, shqiptarët masivisht do t’a ndjejnë këtë, do t’a ndjejë çdokush pavarësisht prej rrethanave ekonomike do të ndjejë krizën ekonomike. Pra po, kemi bërë një analizë. Kemi të paktën sot në dispozicion, në qoftë se ka mirë menaxhim, nëse ka transparencë, në qoftë se ka me te vërtetë një vullnet për t’i shërbyer gjithë shqiptarëve jo vetëm një grushti shqiptarësh, 260 milionë euro janë sot ne dispozicion të qeverisë për të marrë masa.

Pyetje: Për sa kohë mund të dalin ato?

Lulzim Basha: Në vlerësimin tonë kjo masë do të ishte e mjaftueshme për të menaxhuar të paktën 3 muajt e ardhshëm në të tre frontet, edhe në frontin e shëndetësisë, edhe ne frontin e ndihmave për njerëzit në pamundësi dhe në nevojë edhe në frontin e injeksioneve për ekonominë, frymëmarrjes për ekonominë.

Kjo intervistë vjen në kohën kur në Shqipëri ka hyrë në zbatim ligji i luftës. Nga dita e sotme, ora 13:00 e deri të hënën në orën 05:00 është e ndaluar çdo lloj lëvizjeje me këmbë apo makinë. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Tashmë orari i ri i lëvizjes edhe për javën e ardhshme është 05:00 me 13:00. Ndërkaq numri i të prekurve ka shkuar në 76, dy prej tyre të shëruar dhe dy viktima.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi lulzim basha plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll