Politike

Probleme me orarin e lëvizjes/ Rama sqaron qytetarët: Ata që prodhojnë e transportojnë ushqim, s’kanë kufizime

22 Mars 2020, 13:49 Nga DOSJA
Probleme me orarin e lëvizjes/ Rama sqaron qytetarët: Ata që

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe njëherë se cilat janë kategoritë që lejohen të qarkullojnë gjatë gjithë kohës. Me anë të një statusi në Facebook, Rama shkruan se të gjitha ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime nuk kanë kanë asnjë kufizim.

Kufizim për lëvizjen kanë vetëm konsumatorët dhe të gjitha ata që janë të detyruar që të shkojnë në punë. 

“Në përgjigje të shqetësimeve tuaja mbi lëvizjen për transport dhe furnizim mallrash ushqimore: Të gjithë ata që prodhojnë dhe transportojnë ushqime, në fshat a në qytet, nuk kanë pasur dhe nuk kanë asnjë kufizim në lëvizjen e mallit për të kryer furnizimet e nevojshme të tregut! Orari 05.00 – 13.00 kufizon brenda kësaj fashe kohore konsumatorët dhe punonjësit në sektorin publik apo privat që dalin akoma në punë, jo transportin dhe furnizimin e mallrave ushqimore! Mirënjohje të gjithë prodhuesve, transportuesve dhe furnizuesve të mallrave ushqimore, në fshat e në qytet, që janë sot garantët e mëdhenj të rezistencës popullore,“-shkruan Rama. 

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2020, 22:13

TIRANË– Ambasadori i Spanjës, Vicentë Canelles ka lënë një koment në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama, konrektisht në videon ku efektivët dhunonin n...