Politike

COVID-19/ PD akuza qeverisë: Po paguajnë 240 mln € vetëm për gabimet në kontratat PPP

22 Mars 2020, 11:44 Nga DOSJA
COVID-19/ PD akuza qeverisë: Po paguajnë 240 mln € vetëm

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish sot në lidhje me palnin e qeverisë për të përballuar situatën e COVID-19, ku janë premtuar 370 milionë euro fonde sipas planit A.

Në një reagim në Facebook, Tabaku shkruan se shqiptarët kërkojnë shopresë, por qeveria do të paguajë 240 milionë euro për PPP-të, që sipas PD-së duhet të ishin anuluar. Ish-deputetja shkruan se këto 240 milionë Euro janë vetëm nga gabimet në kontrata, pasi i gjithë plani i PPP-së shkon në 1 miliardë euro.

Kërkuam një plan ekonomik në shërbim të biznesit dhe qytetarëve për pandeminë ekonomike. Ajo që u ofrua ishte një plan ekonomik i pamjaftueshëm. Sot ekonomia ka nevoje per mesazhe shprese e optimizmi, por qeveria me sa duket është e vendosur në betejën për oligarkët. Plani i qeverisë për vetëm 5 PPP pritet të shkojë në total 1 mld euro. 240 mln euro vetem nga “gabimet ne kontrata”.?”, shkruan Tabaku.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jorida tabaku masat kunder covid 19 pd akuza qeverise plani i qeverise per koronavirusin jorida tabaku masat kunder covid 19 pd akuza qeverise plani i qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2020, 22:13

TIRANË– Ambasadori i Spanjës, Vicentë Canelles ka lënë një koment në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama, konrektisht në videon ku efektivët dhunonin n...