Politike

PD reagon pas ndryshimit të Buxhetit 2020: Është i paqartë, nuk prek lekët e oligarkëve e fut në borxh shqiptarët

22 Mars 2020, 15:57 Nga DOSJA
PD reagon pas ndryshimit të Buxhetit 2020: Është i paqartë,

TIRANË- Partia Demokratike me anë të ish-deputetes Jorida Tabaku ka reaguar pas publikimit të Aktit Normativ, që ndryshon buxhetin e vitit 2020. Në një reagim në Facebook, Tabaku shkruan se Akti Normativ është i paraqartë dhe nuk prek lekët e oligarkëve.

Sipas ish-deputetes, Akti Normativ i publikuar sot është  i pamjaftueshëm jo vetëm në shumën e parave që ofron për këtë situatë por edhe në mungesën e transparencës. Po ashtu ajo shton se këto ndryshime nuk saktësojnë se kush dhe në çfarë forme do të merren ato pak parà të alokuara për qytetarët dhe bizneset

Akti normativ i publikuar sot është i paqartë dhe si i tillë i shërben më shumë propagandës se sa qytetarëve  Qeveria faktoi dhe njëherë se të vetmit të paprekur nga kjo krizë janë oligarkët që marrin milionat e buxhetit, ndërsa qeveria rrit borxhin që duhet ta paguajnë nesër qytetarët. Është koha të kuptojmë se pandemia ekonomike njësoj si ajo e koronavirusit dhe nuk do të bëjë përzgjedhje. Ajo do të godasë demokratë dhe socialistë, pa pasur dallim në bindjen e gjithsecilit. Kjo krizë ka vetëm një rrugë me të cilën mund të luftohet, ndërmarrjen e hapave social-ekonomikë në shërbim të qytetarëve dhe biznesit.

Akti Normativ i publikuar sot është  i pamjaftueshëm jo vetëm në shumën e parave që ofron për këtë situatë por edhe në mungesën e transparencës. Akti nuk saktëson se kush dhe në çfarë forme do të merren ato pak parà të alokuara për qytetarët dhe bizneset. Fatkeqësisht edhe kësaj radhe vëmendje ka qenë jo tek qytetarët, bizneset dhe ekonomia. Qeveria nuk prek lekët e oligarkëve por rrit borxhin e qytetarëve. Qeveria nuk prek xhepat e të përkëdhelurve të saj por çon në faliment bizneset e thjeshta.

Shqipërisë do t’i mjaftonin 120 mln euro  për fazën e parë të përballimit të kësaj krize. Parà që gjenden në buxhet në zërin e PPP-ve. Këto para mund të kanalizoheshin nga xhepat e oligarkëve në ato të shëndetësisë, qytetarëve dhe bizneseve. Shqipëria nuk është e varfër dhe as e pamundur. Por e keqmenaxhuar, e vjedhur dhe në shërbim të një grushti njerëzish”, shkruan Tabaku.

Qeveria sot me anë të një Akti Normativ ka vendosur që të ndryshojë buxhetin e vitit 2020, ku shtohen burimet financiare për shëndetësinë. Sipas Aktit Normativ, qeveria parashikon ulje të të ardhurave, shtim të shpenzimeve dhe një rrijte të borxhit publik, si masa për të mos çuar ekonominë drejt kolapsin pas përhapjes së COVID-19.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike buxheti 2020 jorida tabaku masat kunder covid 19 plani i qeverise per koronavirusin buxheti 2020 jorida tabaku masat kunder covid 19 plani i qeverise per koronavirusin

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2020, 22:13

TIRANË– Ambasadori i Spanjës, Vicentë Canelles ka lënë një koment në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama, konrektisht në videon ku efektivët dhunonin n...