Politike

Masat kufizuese, Pampuri thirrje qeverisë: Farmacitë të lejohen të hapura, ofrojnë shërbim jetik për qytetarët

22 Mars 2020, 17:19 Nga DOSJA
Masat kufizuese, Pampuri thirrje qeverisë: Farmacitë të lejohen

TIRANË- Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka reaguar sot për masat kufizuese të vendosura nga qeveria ku shprehet se i mbeshtet, pasi pengojnë përhapjen e COVID-19. Por Pampuri shprehet se është kundër mbylljes së farmacive, pasi ato ofrojnë shërbim jetik për qytetarët. “Në këtë situatë nuk duhen vendime që merren aty për aty, por vendime të mirëmenduara dhe pas një analize profesionale të ekspertëve të fushës”, shkruan ish-deputetja.

REAGIMI I PLOTË

Mbështes masat kufizuese të lëvizjes së qytetarëve, por mbyllja e farmacive është e tepërt dhe e papranueshme. Farmacitë ofrojnë shërbim jetik për qytetarët, shpesh të përafërta për nga rezultati me shërbimin e urgjencës. Ato nuk mund të mbahen mbyllur dhe as nuk mund të veprojnë me orare të reduktuara.  Vendimet kaotike personale të Edi Ramës provojnë edhe njëherë paaftësinë e Qeverisë për menaxhimin sic duhet të situatës. Kjo është treguar qartë tek ndryshime 6 herë i rregullave të lëvizjes në vetëm 11 ditë. Atë që thotë paradite, e ndryshon pasdite. Improvizimet nuk shërbejnë në këtë situatë.

Situatat emergjente kërkojnë veprime të matura, të përgjegjshme, të qarta dhe jo kaotike. Qytetarët duhet të mësohen me rregullat, që ti respektojnë ato me përpikmëri dhe pa panik. Në këtë situatë nuk duhen vendime që merren aty për aty, por vendime të mirëmenduara dhe pas një analize profesionale të ekspertëve të fushës. Ndryshimi i shpeshtë i kufizimeve të lëvizjes është joproduktiv dhe të gjithë pamë që solli grumbullime masive të njerëzve në rrugë. Edi Rama dil nga vila dhe merr vendimet e duhura afatgjata në konsultim me ekspertët. Konsultimi me vetveten, i mbyllur në shtëpi dhe jashtë realitetit, nuk është aftësi, por papërgjegjshmëri.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 oriola pampuri koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 oriola pampuri

Sondazh

Poll

Politike 21 Mars 2020, 22:13

TIRANË– Ambasadori i Spanjës, Vicentë Canelles ka lënë një koment në faqen zyrtare të kryeministrit Edi Rama, konrektisht në videon ku efektivët dhunonin n...