Politike

“Kohë të vështira kemi kaluar bashkë”, Meta i përgjigjet mesazhit të ish-ambasadorit italian: Kurajo dhe durim

21 Mars 2020, 19:33 Nga DOSJA
“Kohë të vështira kemi kaluar bashkë”, Meta i

TIRANË– Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ish ambasadorit italian në Shqipëri në vitet 1993 – 1997 Paolo Foresti, i cili është shprehur pozitivisht se situata e koronavirusit od të kalojë. Në mesazhin e shkruar nga ish-ambasadori, Meta ka lënë një koment ku shkruan se situata do të kalojë, me kurajo dhe forcë.

I dashur Ambasador Foresti! Duke uruar shëndet të plotē për Ju, familjen Tuaj dhe tē gjithē popullin e dashur italian, jam i bindur se me kurajo dhe vendosmëri do ta kaloni edhe këtë krizë të rëndë. I nderuar të kemi bashkëpunuar në një kohë të vështirë për popullin shqiptar, si ajo e vitit 1997, kur Ju dhe populli italian na u gjendet pranë. Përqafime strategjike gjithashtu!”– shkruan Meta në koment.

“Faleminderit i dashur president. Kohë të vështira kemi kaluar edhe së bashku. Do të kalojë edhe kjo situatë dhe me entuziazëm e pasion do të rifillojmë rrugën e ndërprerë, që shpresoj të jetë me më shumë ndërgjegjësim se më përpara”, shkruante ish-ambasadori Foresti.

Numri i personave që kanë humbur jetën në Itali në 24 orët e fundit është 793.  4825 është numri total i viktimave, ndërkohë që janë infektuar  53578 persina të tjerë. Një ditë më parë, numri i  viktimave në Itali shkoi në 4032 nga COVID-19. Vetëm dje humbën jetën 627 persona. Ndërkohë ekspertët kanë  paralajmëruar se nëse deri të dielën nuk ulen shifrat e të infektuarve nga Covid-19, qeveria duhet të marrë  masat më të ashpra sigurie për të bllokuar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta paolo foresti ilir meta paolo foresti

Sondazh

Poll