Aktualitet

Abuzuan me çmimet, Policia gjobit me 50 mijë Lekë 6 pronarë dyqanesh: Disa janë proceduar dhe penalisht

22 Mars 2020, 11:36 Nga DOSJA
Abuzuan me çmimet, Policia gjobit me 50 mijë Lekë 6

TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në të gjithë vendin, ku ka konstatuar se disa ponarë dyqanesh kanë nisur abuzimin me çmimet. Sipas një njoftimi nga forcat e rendit bëhet me dije se  janë proceduar penalisht 8 administratorë subjektesh tregtare dhe 6 të tjerë janë gjobitur.

Më tej shtohet se në Durrës janë ndëshkuar me masë administrative me nga 50000 lekë, 3 shtetas, konkretisht 2 pronarë dyqanesh me artikuj të ndryshëm ushqimor, në lagjen nr. 15, Durrës, pasi nga verifikimet u konstatua se tregtonin mall pa faturë, si dhe pronari i një farmacie, pasi u konstatua se nuk kishte afishuar listën e çmimeve.

NJOFTIMI I PLOTË

Vijojnë kontrollet e pandërprera në të gjithë vendin, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të abuzimit me çmimet e medikamenteve, produkteve ushqimore dhe fruta-perimeve. Gjatë 48 orëve të fundin janë proceduar penalisht 8 administratorë subjektesh dhe janë ndëshkuar me masë administrative 6 të tjerë. Në zbatim të masave për parandalimin e abuzimit me çmimet si pasojë e shfrytëzimit të situatës, si dhe nga denoncimet e shumta të bëra nga qytetarët në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, të cilët kanë denoncuar subjekte që abuzojnë me çmimet e produkteve që tregtojnë në pikat e shumicës dhe të pakicës të tregut të fruta-perimeve, ushqimeve dhe produkteve farmaceutike, në të gjithë vendin vijojnë kontrollet e përbashkëta për këtë qëllim. Në Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, së bashku me strukturat e Hetimit Tatimor dhe AKU-së, proceduan penalisht 5 administratorë,  ndërsa 1 administrator u ndëshkua me masë administrative 50000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore, pa e regjistruar pranë organeve tatimore dhe dyshohet se kanë përpiluar fatura tatimore të shitjeve fiktive të çmimit të produkteve që tregtojne pikat e pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre.

Ndërkohë, në Durrës janë ndëshkuar me masë administrative me nga 50000 lekë, 3 shtetas, konkretisht 2 pronarë dyqanesh me artikuj të ndryshëm ushqimor, në lagjen nr. 15, Durrës, pasi nga verifikimet u konstatua se tregtonin mall pa faturë, si dhe pronari i një farmacie, pasi u konstatua se nuk kishte afishuar listën e çmimeve. Në Vlorë, u procedua penalisht administatori i një supermarketi në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar nga specialistët e Seksionit Ekonomik e Financiar në supermarketin në pronësi të tij, janë gjetur dhe bllokuar disa produkte ushqimore të skaduara, si dhe u ndëshkuan me masë administrative me 80000 dhe 50000 lekë, 2 administratorë me aktivitet tregtim i artikujve ushqimor dhe industrial, si dhe fruta-perime, të cilët u gjetën të parregullt në ushtrimin e aktivitetit. Në Elbasan, u proceduan penalisht 2 administratorë, pasi nga kontrollet rezultoi se ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore dhe farmaceutike pa faturë tatimore dhe pa u regjistruar pranë organeve tatimore. Kontrollet do vijojnë në të gjithë vendin pa ndërprerë dhe në këtë kuadër Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në 112 e Komisariatin Dixhtal çdo rast abuzimi me çmimet apo me afatet e skadencës së produkteve që ata blejnë.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimet me çmimet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19 abuzimet me çmimet koronavirusi ne shqiperi masat kunder covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2020, 07:38

TIRANË– “Ligji i luftës” ka hyrë në fuqi dhe efektivët e Policisë kanë patrulluar rrugët për t’u siguruar se asnjë nuk i shkel rregullat.Gjatë mbrëmjes së ...