Aktualitet

‘Do na falenderojnë në fund’/ Mjeku Tritan Kalo nuk heq dorë nga APELI: Rrini në shtëpi që të mos kemi skenarin e Ita

22 Mars 2020, 10:36 Nga DOSJA
‘Do na falenderojnë në fund’/ Mjeku Tritan Kalo nuk heq

TIRANË– Mjeku Tritan Kalo sërish ka bërë apel për të gjithë qytetarët që të kujdesen për të mos u infektuar nga koronavirusi. Në një bisedë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, mjeku i Shërbimit Infektiv Tritan Kalo është shprehur se vetëm përforcimi i masave në vendin tonë do të mund ta shpëtojë vendin për të mos e përsëritur skenarin e Italisë.

Mjeku Kalo u shpreh se pasi e gjithë gjendja të rikthehet në normalitet, të gjithqë qytetarët do të jenë falenderues lidhur me masat.

“Po i ruhemi një stuhie të madhe. Duhet të shmangen rikthimet se ulet mundësia e përhapjes. Masat e marra mirë që janë përforcuar por për mua duhet që të përforcohen më tepër. Sepse është e vetmja mundësi që u tregua efikase në eksperiencën kineze në ngadalësimin e sëmundjes dhe mbi të gjitha për ta shuar atë gradualisht. Nëse do të tregoheshim liberal, siç u treguan fqinjët tanë në Itali, britanikët, gjermanët e spanjollët, kjo do të bëntë të shfaqeshin në vendin tonë skenarë të ngjashëm me to. Këtij skenari i druhemi maksimalisht. Populli do të thotë më pas, sa mirë na bënë se na shpëtuan. Të sëmurët në reanimacion janë në një gjendje mesatarisht të rëndë por që e kanë të domosdoshme praninë në mjedise të terapisë intensive, pasi në çdo moment mund çedohen, mund të bëhen objekt i ventilimit mekanik. Të ulim sa më shumë është e mundur numri i vdekjeve,”– tha Kalo.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin nga shtëpia pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.”Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda, ndërsa në rrugë ka dalë Ushtria dhe Policia. Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërsa nga e hëna orari i i ri i lëvizjes është 05:00 me 13:00.

(k.m/dosja.al)

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 tritan kalo koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 tritan kalo

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Mars 2020, 07:38

TIRANË– “Ligji i luftës” ka hyrë në fuqi dhe efektivët e Policisë kanë patrulluar rrugët për t’u siguruar se asnjë nuk i shkel rregullat.Gjatë mbrëmjes së ...