Bota

Shtohen rastet me COVID-19 në Kosovë, shkon në 24 numri i të prekurve

20 Mars 2020, 21:19 Nga DOSJA
Shtohen rastet me COVID-19 në Kosovë, shkon në 24 numri i të

KOSOVË- Numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë ka shkaur në 24. Lajmi ëshë bërë publik nga Instituli Kombëtar i i Shëndetit Publik, ku në një njoftm për mediat bën me dije se gjatë pasdites ka pasur dhe 2 raste të tjera.

Pozitiv në koronavirus ka dal një grua 53 vjeçe nga Suhareka dhe një 43 vjeçar nga Gjakova. “Sot me 20.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar 77 mostra të dyshimta për virusin SARS-CoV-2 dhe dy prej tyre janë pozitive. Të dy rastet pozitive janë raste kontakti, njëra prej tyre, me vendbanim në Suharekë, e gjinisë femër, 53 vjeçare dhe tjetri me vendbanim në Gjakovë i gjinisë mashkullore i moshës 43 vjeçare.

Nga data 08.02.2020 deri me 20.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 417 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, gjithsej njëzet e katër raste kanë rezultuar pozitive.”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës edhe një herë ka bërë thirrje për të qëndruar në shtëpi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove shtohen rastet me covid ne kosove koronavirusi ne kosove shtohen rastet me covid ne kosove

Sondazh

Poll