Bota

Spanja në ‘luftë’, shkon në 1000 numri i viktimave dhe mbi 2000 numri të infektuarëve

20 Mars 2020, 19:55 Nga DOSJA
Spanja në ‘luftë’, shkon në 1000 numri i viktimave

SPANJË- Numri i viktimave në Spanjë ka arritur në 1000, ndërkohë janë regjistruar mbi 2000 të infektuar. Këtë e kanë bërë me dije drejtori i Qendrës Koordinuese për Alertet dhe Emergjencat Shëndetësore, Fernando Simón, në një konferencën e përditshme për shtyp.

“Është një realitet që, megjithëse në disa bashkësi autonome numri i rasteve po rritet dhe prandaj përqindja e vdekjeve mund të jetë disi më e ulët, e vërteta është se në mesin e pacientëve me sëmundje të rëndë është një realitet që nëse ato i përkasin grupeve të rrezikut, padyshim ata do të kenë një shkallë më të lartë të vdekshmërisë se pjesa tjetër. Ekzistojnë disa garanci për mbijetesë që nuk mund të garantohen, “- tha ai Simon.

COVID-19 është përhapur në të gjithë botën. Numri i viktimave rritet nga dita në ditë dhe deri më tani në rang global kanë humbur jetën 8,970 dhe të prekur aktualisht janë 198,730 të tjerë. Ndërsa 85,749 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Në Kinë ka shkuar në 3,245 numri i viktimave. Po kështu, një nga vendet më prekura është edhe Italia, pasi aty kanë humbur jetën 2.978 persona. Sa i përket Shqipërisë janë 59 raste, mes tyre dy viktima dhe në Kosovë ka 20 persona të infektuar.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirusi ne spanje coronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll