Bota

Maqedonia e Veriut zyrtarisht në NATO, Presidenti Pendarovski jep lajmin dhe në gjuhën shqipe

20 Mars 2020, 18:29 Nga DOSJA
Maqedonia e Veriut zyrtarisht në NATO, Presidenti Pendarovski jep lajmin

MAQEDONI E VERIUT– Maqedonia e Veriut është zyrtarisht anëtare e NATO-s. Ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili  ka njoftuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut se vendet anëtare të NATO-s kanë përfunduar me ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe Maqedonia e Veriut duhet të dërgojë dokumentin e ratifikuar.

Pas këtij njoftimi, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka reaguar në shqip, në gjuhën maqedonase dhe anlisht ku ka ndarë lajmin me popullin. Në një reagim në mediat sociale, Pendarovski shkruan se  Maqedonia e Veriut është anëtarja e 30-të e NATO-s.

Sot kisha nder të nënshkruaj Instrumentin për antarësim të Maqedonisë së Veriut drejt Marrëveshjes Veriatlantike, hapin përfundimtarë. 29-të antare të NATO e nënshkruajtën protokollin për antarësim, Jens Stoltenberg në mënyrë formale na ftoi të kemi qasje drejt Marrëveshjes”, shkruan Stevo Pendarovsi në mediat sociale.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni jens stoltenberg maqedonia e veriut në nato stevo pendarovski jens stoltenberg maqedonia e veriut në nato stevo pendarovski

Sondazh

Poll