Bota

Koronavirusi/ Mbyllen dyqanet më të mëdha të modës nëpër botë, punonjësit do të paguhen

20 Mars 2020, 20:44 Nga DOSJA
Koronavirusi/ Mbyllen dyqanet më të mëdha të modës

AMERIKË– Për shkak të përhapjes së koronavirusit dyqanet më të mëdha të modës janë detyruar të mbyllen . Marka e njohur Capri Holdings Limited dhe Valentino kanë  njoftuar se kanë mbyllur dyqanet e tyrederi më 10 Prill, ndërsa punonjësit do të paguhen rregullisht për të gjithë periudhën.

Capri ka mbyllur të gjitha marrëdhëniet e saj me dyqanet e Amerikës së Veriut që nga e mërkura e kaluar dhe me ato të  Evropës ditën e sotme. Ndërkohë dyqanet e markave kryesore të modës përkatëse si Michael Kors, Versace dhe Jimmy Choo do të vazhdojnë të kryejnë porositë e tyre vetëm përmes dyqanit të tyre në internet.

“Ne po përballemi me një pandemi të paparë globale. Prioriteti ynë i parë është të ndihmojmë dhe mbrojmë punonjësit tanë, konsumatorët tanë dhe partnerët tanë, duke siguruar kështu pjesëmarrjen tonë në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Jam krenar për ekipin tim dhe partnerët pasi mbështesin njëri-tjetrin dhe komunitetet e tyre në këtë kohë të pasigurisë.”- tha John Idol, president dhe CEO i Capri.

Valentino gjithashtu mbylli përkohësisht të gjitha dyqanet e tij në Amerikën e Veriut. Në fillim të kësaj jave, një zëdhënës i markës konfirmoi parametrat që do të hynin në fuqi kur të gjitha dyqanet në të gjithë botën u mbyllën.

“Duke pasur parasysh krizën aktuale globale të shëndetit, Valentino ka vendosur të mbyllë të gjitha dyqanet e Amerikës së Veriut (që nga e Mërkura 18 Mars) për të siguruar shëndetin publik. Ne jemi akoma të përkushtuar për mirëqenien e punonjësve tanë dhe ne po monitorojmë nga afër situatën,”-tha ai.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: theindustry

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote versace koronavirusi ne bote versace

Sondazh

Poll