Bota

Hoqi taskën 100%, Kurti: U miratua 10 vota pro dhe 2 abstenim, sot pas mesnate hapen pikat kufitare me Serbinë për lëndën e

20 Mars 2020, 20:18 Nga DOSJA
Hoqi taskën 100%, Kurti: U miratua 10 vota pro dhe 2 abstenim, sot pas

KOSOVË- Kryeminsitri Albin Kurti ka reaguar pas vendimit të qeverisë për heqjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe. Në një reagim në Facebook, Kurti shkruan se vendimi është marrë me 10 vota pro dhe 2 abstenim.

Më tej kreu i qeverisë shkruan se nga sot pas mesnate do hapen të gjitha pikat kufitare me Kosovës dhe Serbisë për importin e lëndës së parë.

U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina. Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, 1, 31, 3, 4, 5 dhe 6, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100%”, shkruan Kurti.

Sot Albin Kurti vetëm me ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje ka vendosur që të heqë taksën 100%. Në votim nuk kanë marrë pjesë ministrat e LDK dhe ata të Listës Serbe. Heqja e taksës ka qenë një kërkesë e përsëritur nga SHBA dhe BE.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti heq taksen 100% taksa 100% ndaj serbise albin kurti albin kurti heq taksen 100% taksa 100% ndaj serbise

Sondazh

Poll