Bota

U bë nënë për herë të parë, vdes një javë pas lindjes e reja nga Polonia, koronavirusin ia ngjiti e ëma

20 Mars 2020, 18:47 Nga DOSJA
U bë nënë për herë të parë, vdes një

POLONI-Një vajzë 27-vjeçare nga Polonia, ka ndërruar jetë nga koronavirusi vetëm pak ditë më vonë pasi ishte bërë nënë.  Koronavirusi mesa duket nuk merr vetëm të moshuarit, dhe rasti i 27-vjeçares e tregon më së miri.

Mësohet se ajo ishte infektuar nga nëna e saj, e cila kishte ardhur nga Italia. Pak ditë pasi kishte sjellë në jetë fëmijën ajo shfaqi simptoma të sëmundjes dhe më pas u shtrua në Spitalin e Łańcut.

Gjatë kujdesit intensiv ajo pati kompikacione të rënda, ku mjekët ishin detyruar ta fusnin në sallë operacioni, po fatkeqësisht ajo ndërroi jetë pas 12 orësh.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë në Poloni saktësoi se shkaku i drejtpërdrejtë i vdekjes së nënës së re nuk ishte koronavirusi, por sepsisi, që megjithatë, është një infeksion që mund të jetë shkaktuar pikërisht nga Covid-19.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi;Mirror

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 27-vjecarja coronavirus poland 27-vjecarja coronavirus poland

Sondazh

Poll