Bota

Albin Kurti merr vendimin që nuk pritej, heq taksën 100%

20 Mars 2020, 19:22 Nga DOSJA
Albin Kurti merr vendimin që nuk pritej, heq taksën 100%

KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar mbledhjen e radhës së qeverisë duke marrë një vendim të rëndësishëm atë që heqjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe. Sipas informacioneve mësohet se Kurti ka mbledhur sot qeverinë pa ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Po ashtu mësohet se dhe ministrat e Listës Serbe nuk kanë marrë pjesë në votim, duke abstenuar. Por Kurti me minsitrat e LVV-së dhe me zëvendës ministrin e Brendshëm ka pasur numrat e nevojshëm për të marrë këtë vendim të rëndësishëm

Por edhe pa aleatët Kurti ka marrë këtë vendim, ku një nga pikat thuhet se deri me 1 prill 2020, Qeveria do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e 21 nëntorit 2018, dhe për të vendosur masa të reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në të gjitha çështjet.

Heqja e taksës 100% ishte një nga kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës të vijonte të qëndronte në koalicion. Por largimi i taskës është kërkuar dhe nga SHBA e BE, të cilat janë shprehur se heqja e kësaj tarife do mund të ulë Kosovën me Serbinë në dialog.

Tafira kundër mallrave serbe është vendosur vitin e kaluar nga qeveria e Ramush Haradinajt, si një përgjigje për fushatën e çnjohjeve të nisur nga Serbia. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti albin kurti heq taksen 100% qeveria e albin kurtit taksa 100% ndaj serbise albin kurti albin kurti heq taksen 100% qeveria e albin kurtit taksa 100% ndaj serbise

Sondazh

Poll