Bota

Britania model në përballimin e koronavirusit, kancelari i shtetit: Punëtorëve do t’u garantohet paga, do marrin 2,500 pau

20 Mars 2020, 18:16 Nga DOSJA
Britania model në përballimin e koronavirusit, kancelari i shtetit:

BRITANI-Qeveria britanike ka bërë me dije ditën e sotme masat që do të marrë për të përballuar pandeminë e Covid-19.

Kancelari Rishi Sunak, ku tha se qeveria ka ndërmarrë një plan të ri për “mbajtjen e vendit të punës”, ku është planifikuar se do të mbulojnë deri në 80% të pagave të punonjësve.

“Të gjithë kualifikohen për këtë skemë, britanikëve do t’u garantohet paga deri në 2,500 paund në muaj, për 12 muaj,”-tha ai.

Ndërkohë kryeministri Boris Johnson ka urdhëruar mbylljen e bareve, restoranteve dhe ambienteve të tjera publike. Ai tha se qeveria po punon për të siguruar edhe më tepër respiratorë.

“Jemi në një kërcënim real përballë koronavirusit“-tha ai.

Megjithatë Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: newscientist

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota boris jahson boris jahson

Sondazh

Poll