Bota

Martesë me kosto 0 në kohë koronavirusi, në sallë kanë vetëm prindërit, të ftuar i ndjekin ‘live’ nga shtëpia

20 Mars 2020, 17:48 Nga DOSJA
Martesë me kosto 0 në kohë koronavirusi, në sallë

IZRAEL-Një çift në Izrael, Roni Ben-Ari dhe Yonatan Meushar, 26 dhe 36 vjeç, kanë bërë dasmën e tyre në një sallë boshe ku morën pjesë vetëm familjarët e tyre. Siç shihet edhe në video, çifti vallëzon ndërkohë ‘të ftuarit’ i ndjekin nëpërmjet lidhjes me celular. 

Edhe pse në dasmë morën pjesë vetëm familjarët, në sallë shihet një person që e dezefekton atë gjatë gjithë kohës.

Çifti kishte planifikuar që në dasëm të kishte mbi 260 të ftuar, por fatkeqësisht ëndrra e tyre mbeti e parealizuar.


Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirus izrael coronavirus izrael

Sondazh

Poll