Rajoni

Albin Kurti merr vendimin që nuk pritej, heq taksën 100%

  • Haradinaj sulmon Kurtin për heqjen e taksës 100%: Qeveri në ikje
  • Kurti: Sot pas mesnate hapen pikat kufitare me Serbinë për lëndën e parë
  • Sipas informacioneve mësohet se Kurti ka mbledhur sot qeverinë pa ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
    Featured image of article: Albin Kurti merr vendimin që nuk pritej, heq taksën 100% Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës

    KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar mbledhjen e radhës së qeverisë duke marrë një vendim të rëndësishëm atë që heqjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe. Sipas informacioneve mësohet se Kurti ka mbledhur sot qeverinë pa ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Vendimi i qeverisë

    Po ashtu mësohet se dhe ministrat e Listës Serbe nuk kanë marrë pjesë në votim, duke abstenuar. Por Kurti me minsitrat e LVV-së dhe me zëvendës ministrin e Brendshëm ka pasur numrat e nevojshëm për të marrë këtë vendim të rëndësishëm

    Por edhe pa aleatët Kurti ka marrë këtë vendim, ku një nga pikat thuhet se deri me 1 prill 2020, Qeveria do të nxjerrë vendim për të shfuqizuar vendimet e 21 nëntorit 2018, dhe për të vendosur masa të reciprocitetit të plotë në marrëdhëniet me Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën në të gjitha çështjet.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Heqja e taksës 100% ishte një nga kërkesat e Lidhjes Demokratike të Kosovës të vijonte të qëndronte në koalicion. Por largimi i taskës është kërkuar dhe nga SHBA e BE, të cilat janë shprehur se heqja e kësaj tarife do mund të ulë Kosovën me Serbinë në dialog.

    Tafira kundër mallrave serbe është vendosur vitin e kaluar nga qeveria e Ramush Haradinajt, si një përgjigje për fushatën e çnjohjeve të nisur nga Serbia. 

    (A.B. Dosja.al)

    Shto Koment