Bota

Shifra të frikshme/ 627 viktima brenda 24 orëve në Itali, shkon në 4032 numri i të vdekurve

20 Mars 2020, 17:14 Nga DOSJA

ITALI– Ditën e sotme  numri i  viktimave në Itali ka shkuar në 4032 nga COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit  kanë humbur jetën 627 persona.

Ndërsa sipas mediave fqinje  mësohet se edhe  numri i të infektuarëve është rritur sot ndjeshëm, duke shkuar në total për të gjithë territorin e Italisë, në  47.021 të sëmurë .

Ndërkohë ekspertët kanë  paralajmëruar se nëse deri të dielën nuk ulen shifrat e të infektuarve nga Covid-19, qeveria duhet të marrë  masat më të ashpra sigurie për të bllokuar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës.

Kujtojmë që tre ditët e fundit numri  i viktima ka qenë teje  i lartë, gjithmonë mbi 400 të vdekur saqë Italia kaloi edhe Kinën, ndërsa ditën e sotme  ka qenë një shifër shokuese 627 të vdekur, që rrjedhimisht ekspertët mendojnë se mund të rritet në 1000 të vdekur në ditë.

 

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 4032. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: Corriere.it

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali viktimat e koronavirusit koronavirusi ne itali viktimat e koronavirusit

Sondazh

Poll