Bota

Shënohet viktima e parë nga COVID-19 mes forcave të policisë në Itali

20 Mars 2020, 17:01 Nga DOSJA
Shënohet viktima e parë nga COVID-19 mes forcave të policisë

BERGAMO– Ditën e sotme është mësuar se në Itali është shënuar edhe vitktima e parë mes rradhëve të forcave të policisë. Mësohet që viktima e sotme në policinë Italiane është një punonjës i repartit të karabinierëve që shërbente në qëndrën e komandës provinciale të Bergamos.

Mediat vendase shkruajnë se 47- vjeçari ka vdekur mbrëmjen e djeshm në spitalin San Giovanni XXII të Bergamos pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar shumë shpejtë nga koronavirusi.

Ai ishte i martuar dhe kishte një vajzë 10 vjecare, ndërkohë virusi vdekjeprurës nuk i lejoi më shumë kohë për ta mundur, por ai vetëm pak ditë pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, vdiq.

Kujtojmë që Bergamo është zona më e prekur në Itali nga koronavirusi ku numri i viktimave në këtë provincë ka shkuar në 60 mes 3405 të tjerëve në të gjithë Italinë.

 

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: corriere.it

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll