Bota

Tragjike në SHBA, 34-vjeçari arriti t’i shpëtonte kancerit, por COVID-19 i mori jetën

20 Mars 2020, 16:50 Nga DOSJA
Tragjike në SHBA, 34-vjeçari arriti t’i shpëtonte

SHBA- Jeffrey Ghazarian, 34-vjeç, ka humbur jetën për shkak të sëmundjes së koronavirusit, pasi kishte fituar betejën me kancerin. Dy javë më parë ai kishte vizituar dy parqet në Florida, këtë e ka bërë me dije vet familja e tij në një postim në Facebook, shkruajnë mediat e huaja. 

 “Jeffrey ynë i dashur, i ëmbël dhe argëtues shkoi tek Jezusi këtë mëngjes. Jeffrrey do të na mungojë çdo ditë, por jemi mirënjohës për të gjitha kujtimet e lumtura që kemi pasur së bashku”, shkroi familja në Facebook-un e tij.

Po ashtu familja e tij tha se pasur astmë dhe bronkit gjatë fëmijërisë, edhe pse nuk pati nevojë për një pompë ndër vite. Ai gjithashtu i mbijetoi kancerit në testikuj, në 2016-ën, me një operacion të vetëm. Deri më tani në SHBA janë  konfirmuar më shumë se 10 000 raste të prekur nga koronavirusi dhe më shumë se 160 vdekje.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

 (A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota jeffrey ghazarian koronavirusi ne shba jeffrey ghazarian koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll