Bota

Fotoja prekëse që po bën xhiron e botës, infermierja në Wuhan mban në krah fëmijën e porsalindur me koronavirus

20 Mars 2020, 16:47 Nga DOSJA
Fotoja prekëse që po bën xhiron e botës, infermierja në

WUHAN– Së fundmi një fëmijë i porsalindur në Ëuhan të Kinës, por në foton që po bën  xhiron e botës atë e mban në krah një infermiere dhe jo nëna e tij.

Kjo pasi asgjë nuk ka qenë normale sepse  virusi COVID-19  infektoi botën,dhe  mund të prekë këdo.

Në  foto duket një infermiere është e mbështjellur me veshje mbrojtëse me maskë për fytyrën dhe syze sigurie. Në duart e saj ajo mban një të të porsalindur që është e infektuar koronavirus. Ajo duhet të izolohet dhe të vendoset në një inkubator në vend që të qëndronte pranë  gjoksit së të ëmës.

Përmes veshjes mbrojtëse, infermierja përpiqet t’i japë vogëlushit dashurinë dhe kujdesin që i nevojitet.

Askush nuk e di nëse i porsalinduri do t’i mbijetojë infeksionit apo jo. Sigurisht që të gjithë shpresojmë t’ia dalë. 

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: BILD

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi në kinë wuhan koronavirusi në kinë wuhan

Sondazh

Poll