Aktualitet

E veshur me ‘kostumin special’ brenda Infektivit, mjekja Najada Çomo ka një APEL për qytetarët: S’është sakrificë t

20 Mars 2020, 17:45 Nga DOSJA
E veshur me ‘kostumin special’ brenda Infektivit, mjekja Najada

TIRANË– Shefja e Forcës Speciale tek Infektivi, Najada Çomo ka realizuar një video të shkurtër nga brenda spitalit Infektiv, ku edhe qëndrojnë të shtruar të prekurit nga koronavirusi.

Me anë të një mesazhi të shkurtër, mjekja ka një apel për të gjithë qytetarët që të qëndrojnë brenda në shtëpi për të ruajtur shëndetin e tyre. E veshur me kostumin e saj special, Çomo i kërkon të gjithëve që të kenë besim tek mjekët dhe të izolohen për të parandaluar përhapjen.


Përshëndetje. Do ju jap një informacion të shkurtër. Lufta është hapur, ne kemi shtim të numrit të pacientëve në shërbimin Infektiv, disa janë në gjendje të mesme, tre prej tyre janë në terapi intensive dhe po marrin ndihmën e duhur. I siguroj qytetarët se ne jemi një staf i mirëtrajnuar, mjekë, infermierë e sanitarë. Ju kini besim te ne dhe ne do bëjmë punën tonë në maksimum. Ju kërkojmë të qëndroni në shtëpi, pasi kjo është një fitore e madhe për ne, sepse ulni rrezikun e infeksionit te personat e tjerë. Nuk është sakrificë e madhe të rrish në shtëpi, por sakrificë është të përballesh me sëmundjen. Uroj të na mirëkuptoni dhe mos frekuentoni vendet publike. Mos takoni familjarët e sëmurë”, thotë Çomo.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi najada çomo koronavirusi ne shqiperi najada çomo

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Mars 2020, 15:09

MADRID– Dy shqiptarë u arrestuan në Spanjë pasi u përplasën me makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës, duke përsëritur me zë të la...