Aktualitet

Kërcënoi me thikë mjeken në Lushnje, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari

20 Mars 2020, 15:48 Nga DOSJA
Kërcënoi me thikë mjeken në Lushnje, arrestohet në

FIER– Policia në Lushnje ka arrestuar sot një 47-vjeçar, i cili akuzohet se ka kanosur me thikë një mjeke në qendrën shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe. Në një njoftim për mediat bëhet me dije se shtetasi G.K. kanosi për shkak të detyrës mjeken A.V.. 

Ai ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë.

Kanos me mjet prerës mjeken e qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe, kapet dhe arrestohet në flagrancë nga policia. Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin: G. K., 47 vjeç, banues në Ngurrëz e Vogël. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës me mjet prerës (thikë) shtetasen A. V., me detyrë mjeke pranë qëndrës shëndetësore në fshatin Ngurrëz e Madhe.

Shtetasi G. K., ka shkuar në zyrën e mjekes dhe ka kërkuar nga mjekja rimbursim për disa ilaçe që nuk janë për sëmundjen që ky shtetas është diagnostikuar dhe gjatë debatit e ka kanosur atë me thikë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kanosje për shkak të detyrës”’, është ky njoftimi i Policisë. 

Ndërkohë po sot një 39-vjeçar ka rënë në pranga pasi Gjykata e Fierit kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.  “Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: E. Q., 39 vjeç, banues në Mallakastër. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 13.12.2018, e ka denuar me 1 vit e 8 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme“, shkruan Policia në njoftimin për mediat..

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lushnje kanosi mjeken policia fier arrestim ne lushnje kanosi mjeken policia fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Mars 2020, 15:09

MADRID– Dy shqiptarë u arrestuan në Spanjë pasi u përplasën me makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës, duke përsëritur me zë të la...