“Kam 10 ditë pa u larë, fle nëpër garazhe ose tek Banka e Shqipërisë”/ Kushte miserable, ja si përballet e pastreha n
20 Mars 2020, 17:22Nga DOSJA
TIRANË– E pastreha Dhespina Harito, rrëfen kalvarin e të jetuarit prej 10 ditësh në rrugët e kryeqytetit, pas mbylljes së strehës sociale të emergjencës në Shkozë. Streha e saj prej ditësh ishte një korridor në parkingun e sheshit “Skenderbej, ku tashmë nuk lejohet të qendrojë nga Policia Bashkiake .
Ora 10.30 minuta, këtë 53 vjeçare e gjen jashtë. Ndryshe nga shumë qytetarë të cilët thyejnë rregullat, Dhespina Harito, nuk e ka një strehë ku të fusë kokën.
Çfarë po prisni në stacion? Harito: E di që nuk ka autobusa, por u lodha dhe po bëj një pushim.
Është ora 10:30? Harito: E dija, por në 9:30 shpërndahej ushqimi në qendrën sociale dhe kështu u detyruam të prisnim punonjëset për të shpërdarë ushqimin. Në 9:30 shpërndahej ushqimi te qendrat sociale. Sipas saj që prej datës 10 mars, kur qendra sociale e emergjencës në Shkozë, është mbyllur. Ajo endet rrugëve, nëse shumë flasin për pandeminë e koronavirusit, ajo mendon se ku do ta kalojë natën -shpreh e pastreha Dhespina Harito.
Tani ku rrini? Harito: Tani rri te Banka Qendrore, ku janë garazhet e makinave, dhe aty fle. Dy-tre ditë rrugve, po vinte vërdall policia dhe nuk ja kisha shumë frikën. Për momentin jam e vetme sepse babain e kam në Azilin e Pleqve te të moshuarit, ndërsa mamaja më ka vdekur” Higjena si elementi kryesore në këto kohë virusi, kjo zonjë nuk ka kushte kua jot e bëj një dush të afërmit thotë se nuk e lejojnë nga frika e virusit
Harito: E palarë jam, shampot i kam me vete. Kam 10 ditë. Shampot i kam edhe plaçkat i mora. Përdorim pak ujë të ftohtë.
Teksa rrefente hallin e saj, u afrua Policia Bashkiake, të cilët i kërkuan që të largohet nga stacioni i autobusit…. dhe te interesohej sërish tek drejtoria e strehimit, në fashon e orarit 16.00 – 18.00.
Për më shume se dy orë ajo u end rrugëve të Tiranës dhe më pas u rikthye në sheshin “Skënderbej”. Pastaj ajo zbriti në koridorin e katit të parë të parkingut të sheshit “Skënderbej”, për të qëndruar. Nuk kaluan as 5 minuta dhe Policia Bashkiake i kërkoi që të largohej prej aty, ku ajo flinte prej ditësh.
Policia bashkiake lajmroi qendrën operacionale të shërbimit social,që të jepte një zgjidhje kesaj 53 vjeçareje, deri në kthimin e një përgjigjeje, Policia Bashkiake dhe ajo e shtetit e lejuan që të qëndronte në një karrige në shesh.
TIRANË- I ftuar në hapësirës e intervistës në Tv Ora ishte Myftiu i Tiranës Ylli Gura tha se në këtë kohë të vështirë myslimanët dhe të krishterët duhen të...
FIER– Policia në Lushnje ka arrestuar sot një 47-vjeçar, i cili akuzohet se ka kanosur me thikë një mjeke në qendrën shëndetësore në fshatin Ngurrë...
Aktualitet20 Mars 2020, 15:09
MADRID– Dy shqiptarë u arrestuan në Spanjë pasi u përplasën me makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës, duke përsëritur me zë të la...
TIRANË- Koronavirusi po përhapet në Shqipëri dhe qytetarët nuk janë ndërgjejgësuar që të qëndrojnë në shtëpi. Kjo ka bërë që qeveria të marrë masa të forta...
TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shpërndarë në rrjetin e saj social Twitter metodën e re se si korrigjohen detyrat e nxënësve që po mësojnë nga...
Tiranë-Përhapja e COVID-19 ka bërë që të anulohen festimet e ditës së 22 marsit, e njohur për besimin bektashian si dita e “Sulltan Nevruzit”. Kryegjyshi bot...
Tiranë- Mjeku Tritan Kalo iu bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre, me qëllimin që të mos përhapet më shumë COVID-19. Nëpërmjet një postimi n...