Aktualitet

20 Mars 2020, 15:09 Nga DOSJA

MADRID– Dy shqiptarë u arrestuan në Spanjë pasi u përplasën me makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës, duke përsëritur me zë të lartë parrulla islamike. Por pa asnjë dëm në njerëz.

Aeroporti i Barcelonës është gati bosh, siç janë aeroportet në të gjithë Spanjën, për shkak të një bllokimi të pjesshëm për të parandaluar përhapjen e pandemisë e koronavirusit në vend. Pasi dy të rinjtë u ndaluan, skuadra “Tedax” u kontrolloi edhe makinën, në të cilën nuk u gjet asnjë lëndë eksplozive.

“Kur u arrestuan, ata bënë thirrje të tipit islamik por ne nuk e dimë ende se cili ishte qëllimi i tyre,”-tha shefi i policisë rajonal Eduard Sallent në një konferencë për shtyp.

Në gusht të vitit 2017, disa islamistë radikalë me një furgon përplasën këmbësorë në Barcelonë duke shkaktuar 16 të vdekur.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne spanje spanje arrestohen shqiptaret ne spanje spanje

Sondazh

Poll