Aktualitet

Rama u bën thirrje çdo ditë të rrinë brenda, ‘Astirsat’ se dëgjojnë, xhiro në Bulevardin “Migjeni”, këngët e B

20 Mars 2020, 16:42 Nga DOSJA
Rama u bën thirrje çdo ditë të rrinë brenda,

TIRANË- Çdo ditë, çdo 2-3 orë kryeministri Edi Rama u bën thirrje qytetarëve shqiptarë që të qëndrojnë në shtëpi pasi vendi është në luftë me koronavirusin. Në pamje të parë, në zonat kryesore të kryeqytetit, njerëzit janë mbyllur në banesa dhe nuk dalin përveç nevojave bazike.

Por krejt ndryshe është situata në periferi. Në bulevardin “Migjeni” të sapoinaguruar nag kryebashkiaku Erion Veliaj bëhet festë me tërë kuptimin e fjalës. Lëvizja mungon ndoshta në zonë si ajo e ish-Bllokut apo e ashtuquajtura “Rrugica e Salës” por jo në Astir.

Dosja.al e vëzhgoi nga afër situatën dhe vuri re se i gjithë bulevardi ishte mbushur plot me njerëz që bënin xhiro, pa maska, pa doreza, pa ruajtur distancën e sigurisë. Ironia ishte që në rrugë kalonte edhe makina e Policisë Bashkiake që u bënte thirrje me megafon të qëndronin në shtëpi, por lutjet shkonin në vesh të shurdhët. Askush nuk dëgjonte. Mbase ngaqë nga një ballkon, një prej banorëve kishte ngritur aq shumë muzikën, teksa dëgjonte hitet e këngëtarit nga Kosova, Butrint Ymeri.

Një xhiro në bulevard e bëri edhe Policia e Shtetit, po edhe pse njërëzit ishin ulur në bordura dhe ankoheshin sesi po qëndronin brenda, nuk mori asnjë masë që t’i largonte apo gjobiste ashtu siç ka dhënë urdhër edhe kreu i shtetit.

Për më shumë ndiqini vetë pamjet…

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Mars 2020, 15:09

MADRID– Dy shqiptarë u arrestuan në Spanjë pasi u përplasën me makinë në brendësi të Terminalit 1 të aeroportit të Barcelonës, duke përsëritur me zë të la...