Aktualitet

S’ka më ‘Të lumtë dora dhe flamur’, kjo është metoda e re si korrigjohen detyrat e nxënësve, mësueset

20 Mars 2020, 14:15 Nga DOSJA
S’ka më ‘Të lumtë dora dhe flamur’, kjo

TIRANË- Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka shpërndarë në rrjetin e saj social Twitter metodën e re se si korrigjohen detyrat e nxënësve që po mësojnë nga shtëpia.

Mesa duket koha kur gabimet korrigjoheshin me stilolaps të kuq ka kaluar pasi tanimë mësuesit përdorin opsionet e celularëve dhe emoji.

“Detyrat e shtëpisë të vlerësuara nga mësuesit,”-shkruan Shahini në postimin e saj.

POSTIMI I PLOTË:

 

Detyrat e shtëpisë të vlerësuara nga mësuesit?#mësojmëngashtëpia? pic.twitter.com/RuiMISWPmP

— Besa Shahini (@besa_shahini) March 20, 2020

Ndërkohë të gjithë institucionet arsimore private dhe publike janë të mbyllura deri më 3 prill për të penguar përhapjen e koronavirusit.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë.

Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(k.m./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi mbyllen shkollat prej koronavirusit plani i masave per covid-19 koronavirusi ne shqiperi mbyllen shkollat prej koronavirusit plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll