Aktualitet

“Tufa-tufa zerdeli”/ Apeli i Tritan Kalos: Do Jemi gjithmonë pranë jush, kur të keni nevojë, por respektoni këshillat s

20 Mars 2020, 12:56 Nga DOSJA
“Tufa-tufa zerdeli”/ Apeli i Tritan Kalos: Do Jemi gjithmonë

Tiranë- Mjeku Tritan Kalo iu bën thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në banesat e tyre, me qëllimin që të mos përhapet më shumë COVID-19. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Kalo se njerëzit duhet të kuptojnë edhe rrezikun e infektimit nëse nuk kufizojnë daljet nga banesat.

Reagimi

SHPRESOJ SOT MË SHUMË se sa DJE, që MESAZHI i “Distancimit social” ka filluar pak nga pak të DËGJOHET….Rruga “Muhamet Gjollesha” dhe ajo e “Kavajës” dje rreth orës 15:30, gëlonin nga “tufa-tufa zerdeli” te rinjsh e të rejash dhe jo vetëm ata por edhe të moshuar, ndërsa SOT ato në të njejtën orë ishin bosh….Bashkëatdhetarë, ju duam, ju ndihmojmë, ju dëgjojmë dhe do t’ju gjindemi gjithmonë pranë kur JU të keni nevojë për NE, por edhe Ju duhet të kuptoni lodhjen e mundimin tonë e mbi të gjitha, rrezikun infektimit me të cilin përballet vetë stafi mjeksor duke u përkujdesur për ju… RESPEKTONI me bindje këshillat tona….KUJDESUNI edhe më shumë për veten tuaj…. Me MIRËKUPTIM dhe me MIRËBESIM ndaj njëri tjetrit, ne patjetër do t’ja dalim mbanë!!!…We will win that war with an invisible enemy!!!…God bless Albania and Albanians!!!

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi tritan kalo koronavirusi ne shqiperi tritan kalo

Sondazh

Poll