Aktualitet

COVID-19 anulon festën e ”Sulltan Nevruzit” të bektashinjve, Kryegjyshi botëror: Festojeni në shtëpitë tuaja, shmangni

20 Mars 2020, 13:27 Nga DOSJA
COVID-19 anulon festën e ”Sulltan Nevruzit” të

Tiranë-Përhapja e COVID-19 ka bërë që të anulohen   festimet e ditës së 22 marsit,  e njohur për besimin bektashian si dita e “Sulltan Nevruzit”. Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka njoftuar se besimtarët duhet ta festojnë Sulltan Nevruzin në shtëpitë e tyre dhe ritet e kësaj dite t’i kryejnë në vetmi të plotë. Po kështu, ai i uron shërim të shpejtë personave të prekur nga koronavirusi dhe bën thirrje që qytetarët të shmangin grumbullimet.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll