Bota

Lajm i mirë nga Bergamo mes ditëve të trishta, shërhohet plotësisht fëmija 22 ditësh i infektuar nga koronavirusi

20 Mars 2020, 16:22 Nga DOSJA
Lajm i mirë nga Bergamo mes ditëve të trishta, shërhohet

BERGAMO– Bergamo një prej vendeve më të prekura në Itali nga koronavirusi ditën e sotme ka dhënë një lajm të mirë mes  ditëve më të tmerrshme se foshnja i lindur para 22 ditësh  është shëruar dhe ka dalë nga spitali.

Fëmija u infektua nga e ëma, ndërsa me analizat e bërë së fundmi fatmirësisht foshnja ka rezultuar e shëruar plotësisht nga COVID-19.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bergamo koronavirusi ne itali bergamo koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll