Bota

LDK nuk tërhiqet nga kërkesa për rrezimin e Kurtit, depoziton në Kuvend mocionin e mosbesimit

20 Mars 2020, 16:34 Nga DOSJA
LDK nuk tërhiqet nga kërkesa për rrezimin e Kurtit, depoziton

KOSOVË-  Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar sot kërkesën për mocionine mosbesimit kundër qversië së Albin Kurtit. Sipas informacioenve mësohet se LDK ka depozituar sot kërkesën në Kuvend, e cila ka firmën e 46 deputetëve.

Sipas mediave në Kosovë, disa nga deputetët e LDK nuk kanë firmosur kërkesën për mocion mosbesimi, dhe ata janë; Ardian Shala dhe Haxhi Avdyli. Megjithatë, nga partia e Isa Mustafës kanë deklaruar se do të presin reflektim nga kryeministrit Albin Kurti deri në fund të orarit zyrtar.

LDK-ja për mocionin ka marrë mbështetje deri më tani nga tri parti opozitare, AAK, Nisma dhe AKR. PDK-ja ende nuk është deklaruar zyrtarisht nëse do ta mbështesë ose jo mocionin e LDK-së. Për të kaluar mocioni për rrëzimin e qeverisë Kurti, Lidhjes Demokratike iu duhen 61 vota.

Përplasja mes LDK-së dhe Vetëvendosjes ka nisur pasi Kurti shkarkoi ministrin e Brendshëm, Agim Veloiu për shkak të deklarave të tij në mediat. Isa Mustafa i kërkoi Kurtit që të tërhiqej nga ky vendim dhe të hiqte taksën për mallrat serb, pasi po rrezikon marrdhënien me SHBA-në.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni isa mustafa lidhja demokratike e kosoves mocion mosbesimi qeveria e albin kurtit isa mustafa lidhja demokratike e kosoves mocion mosbesimi qeveria e albin kurtit

Sondazh

Poll