Bota

Studimi: Diarreja, të vjellat dhe problemet me frymëmarrjen, janë shenjat e para të COVID-19

20 Mars 2020, 16:32 Nga DOSJA
Studimi: Diarreja, të vjellat dhe problemet me frymëmarrjen, janë

KINË– Problemet e tretjes si diarre, të vjella dhe humbje të oreksit mund të jenë një simptomë e koronavirusit, sipas një studimi.

Koronavirusi ka ngritur në këmbë gjithë botën  për të gjetur zgjidhjen për këtë virus vdekjeprurës. Sëfundmi në mediat e huaja është publikuar një studim që është reziluar tek  204 pacientëve në Wuhan, vendi ku shpërtheu koronavirusi.

Nga studimi i u zbulua se 99 pacientë (48.5 përqind) u paraqitën  në spital me probleme në tretje si sëmundjet e tyre kryesore, ndërsa rreth  83 përqind  kishin humbje të oreksit, dhe me diarre ishin 29 përqind . Pra këto ishin edhe simptomat kryesore për pacientët që rezultuan me koronavirus.

Ndërsa rastet e tjera me probleme në tretje të raportuara ishin me të vjella 0.8  % dhe dhimbje barku 0.4 %.

Por duhet theksuar se shumica e pacientëve kanë përjetuar më shumë probleme në frymëmarrje të tilla si një kollë e thatë e vazhdueshme ose probleme me frymëmarrjen gjithahtu edhe shqetësime për tretjen, por shtatë pacientë në studim treguan vetëm simptoma të tretjes.

Ky studimi, i realizuar nga studiues kinezë, është ekzaminuar edhe nga akademikë të tjerë dhe është publikuar këtë javë në American Journal of Gastroenterology.

Mësohet  se në studim janë marrë rastet e 107 burrave dhe 94 grave me një moshë mesatare 55 që kishin rezultuar të gjithë pozitiv për COVID-19 midis 18 janarit dhe 28 shkurtit. Nëntëdhjetë e nëntë prej tyre kishin simptoma të tretjes, ndërsa 92 prej tyre vuanin me probleme të frymëmarrjes si rezultat i infeksionit.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi:  Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota diarre koronavirusi në kinë studimi kinez te vjella diarre koronavirusi në kinë studimi kinez te vjella

Sondazh

Poll