Aktualitet

COVID-19/ Olta Xhaçka publikon fotot: Policia dhe FA e pranishme në supermarkete e banka gjatë orarit të lëvizjes

20 Mars 2020, 12:43 Nga DOSJA
COVID-19/ Olta Xhaçka publikon fotot: Policia dhe FA e pranishme në

Tiranë-Ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka nëpërmjet një postimi në Facebook ka njoftuar se në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do jenë efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit, për të mundësuar zbatimin e rregullave për shkak të COVID-19.

P0stimi: 

?Në çdo supermarket dhe bankë në fashat e orareve 6.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00 do të gjeni efektivë të Forcave të Armatosura dhe të Policisë së Shtetit për të mundësuar të gjithë bashkë, ju dhe ne, zbatimin E PADISKUTUESHËM të rregullave të vendosura për këto ditë të vështira.
?Këta djem që shikoni në foto kanë lënë në shtëpi familjet e tyre e po bëjnë të pamundurën për t’ju mbrojtur në mënyrën më të mirë që ata dinë: DISIPLINIMIN.
?Ndiqni këshillat e specialistëve
?Respektoni oraret
?Mbani rradhën në supermarkete e banka
?Ruani distancën 2 metër nga njëri – tjetri
?Respektoni masat mbrojtëse në ambjentet publike
?Qëndroni në shtëpi me familjet tuaja
??Mirënjohje çdo efektivi të FA e Policisë së Shtetit në krye të detyrës.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi olta xhacka koronavirusi ne shqiperi olta xhacka

Sondazh

Poll