Bota

Covid-19 prek dhe ‘hapësirën’. NASA mbyll dy qendra e saj më të mëdha, mundet të shtyhet dhe misioni për të nisur au

20 Mars 2020, 15:54 Nga DOSJA
Covid-19 prek dhe ‘hapësirën’. NASA mbyll dy qendra e saj

SHBA-Agjensia hapësinore NASA do të mbyllë dy qendrat e saj në hapësirë, për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ajo ka njoftuar se do të pezullojë punën në objektin Michoud, në shtetin Nju Orleans, ku po ndërtohet Sistemi i Nisjes në Hapësirë.

Po ashtu do të mbyllet përkohësisht edhe Qendra Stennis Space në Misisipi, ku po testohet përforcuesi i raketave. Këto vendime mund të sjellin për rrjedhojë shtyrjen e misionin e NASA-s për të dërguar astronautë në Hënë, në vitin 2024.

“Ndryshimi në Stennis u bë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të COVID-19 në komunitetin rreth qendrës, dhe një rast të konfirmuar në mesin e ekipit tonë Stennis,“- tha administratori i NASA-s Jim Bridenstine.

Deri më tani në Shtetet e Bashkuara numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar i 14,000, ku një rast është shënuar  në Qendrën Stennis Space në NASA. Ndërsa, 250 persona kanë humbur jetën nga sëmundja.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi:Gasworld

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota coronavirsus jim bridnestine nasa coronavirsus jim bridnestine nasa

Sondazh

Poll