Bota

Shkon në 22 numri i të infektuarëve nga Covid-19 në Kosovë, është familjar i familjes së të prekurëve nga Malisheva

20 Mars 2020, 15:16 Nga DOSJA
Shkon në 22 numri i të infektuarëve nga Covid-19 në

KOSOVË- Numri i të infektuarëve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 22 ditën e sotme. Këtë e ka konfirmuar infektologu Valbon Krasniqi, i cili ka bërë me dije se personi është familjari i të infektuarëve nga Malisheva  “Mund të ju konfirmoj se e kemi edhe një të prekur me koronavirus. Është familjar i të infektuarve me kosonavirus nga Malisheva”,- ka thënë Krasniqi.

Kujtojmë se Kosova ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, ndërkohë qytetarëve u është kërkuar që të repektojnë rregullat kundër përhapjes së COVID-19.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove perhapja e covid 19 valbon krasniqi koronavirusi ne kosove perhapja e covid 19 valbon krasniqi

Sondazh

Poll