Bota

Boshatiset baza e nëndetëseve bërthamore në Britani, izolohen 20 persona me koronavirus

20 Mars 2020, 14:14 Nga DOSJA
Boshatiset baza e nëndetëseve bërthamore në Britani,

BRITANI E MADHE– Koronavirusi nuk po kursen as një person e as një vend në botë. Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar se koronavirusi është përhapur në një nga vendet më të sigurta, të Britanisë së Madhe, në baza detare Clyde, rreth 50 kilometra afër Glasgoë.

Ndërkohë në brendas kësaj baze detare ruhen nëndetëset bërthamore të tipit Trident, rrjedhimisht edhe armët më të fuqishme të ushtrisë angleze.

Kjo është një bazë ushtarake që ngjan me një qytezë, me bare, restorante fusha futbolli, dhe kinema, por jo më, pasi prej ditës së djeshme është boshatisur sepse  COVID-19 u përhap masivisht në personelin ushtarak.

Mediat britanike shkruajnë se të paktën 20 raste janë verifikuar të jenë  infektuar nga koronavirusi.

Tashmë të gjithë personat që kanë rezultuar me koronavirus, ndodhen të izoluar në një prej fjetoreve të bazës, ku pranë  tyre mësohet të kenë shkuar edhe mjekë.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 65 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne britani koronavirusi ne britani

Sondazh

Poll