Bota

Shkon në 70 numri i të infektuarve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

20 Mars 2020, 15:29 Nga DOSJA
Shkon në 70 numri i të infektuarve me koronavirus në

MAQEDONI E VERIUT-Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, ditën e sotme ka bërë me dije se numri i të prekurve nga koronavirusi ka shkuar në 70, pasi nga 43 testimet e kryera 3 kanë rezultuar pozitiv.

Ndërkohë bëjmë me dije se në mesin e të infektuarëve është edhe vajza 4-vjeçare nga Shtipi, e cila është infektuar në një kopësht në Angli.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 4 mijë. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne maqedonine e veriut venko filipçe koronavirusi ne maqedonine e veriut venko filipçe

Sondazh

Poll