Bota

Kurti bën gati dokumentet për heqjen e taksës ndaj Serbisë, nga 1 prilli vendimi hyn në fuqi

20 Mars 2020, 14:55 Nga DOSJA
Kurti bën gati dokumentet për heqjen e taksës ndaj Serbisë,

KOSOVË– Ditën e sotme kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka nënshkruar dokumentin për shqyrtimin dhe miratimin në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë për heqjen e taksës 100% për lëndën e parë që hyn në Kosovë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Prej datës 1 prill, mësohet se do të hyjë në fuqi reciprociteti i plotë me dy shtetet.

Në  bazë të këtij propozim vendimi që mban datën 20 mars 2020 pritet të hyjë në fuqi më 1 prill 2020, ku Ministria e Financave në Kosovë dhe Doganat janë të  detyruara të zbatojnë vendimin.

Këto janë dokumentet e kryeministrit Kurti dhe të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për këtë vendim.

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur ta heqë përkohësisht taksën 100% të vendosur për mallrat e që importohen nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina. Në një deklaratë për mediat, Kurti u shpreh se ky vendim është marrë për të parë reagimin e Serbisë kundrejt njohjes së Kosovës si shtet dhe do të vihet në zbatim duke filluar nga data 15 mars. Sipas Kurtit, kjo gjë do të zgjasë për një periudhë 90 ditore, deri më 15 qershor dhe nëse Serbia nuk ka reflektuar për marrëveshje me Kosovën, taksa do të rivendoset.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti taksa ndaj serbise albin kurti taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll