Bota

Boiken Abazi nxjerr shifrat për tamponët në Kosovë, ka një pyetje: Po Shqipëria sa ka, sa janë porositur?

20 Mars 2020, 14:12 Nga DOSJA
Boiken Abazi nxjerr shifrat për tamponët në Kosovë, ka

TIRANË– Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazi ka treguar gjendjen e tamponëve në Kosovë dhe faktin se janë porositur edhe 7000 tamponë të tjerë. Ndër të tjera në status, Bojkeni shtron pyetjen nëse në Shqipëri dihet se sa tamponë ka, apo se sa janë porositur.

“Në Kosovë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, shpjegoi dje publikisht se Kosova kishte ende 1000 tamponë për testin për koronavirusin. Pak janë. Buxheti për këtë vit u miratua në fundjavë, dhe Ministri shpjegoi dje publikisht se ishin porositur edhe 7000 tamponë të tjerë që vinë deri të hënën. A ka informacion publik nga institucionet e Shqipërisë për gjendjen aktuale të tamponëve për testin për koronavirusin? A ka informacion publik nga këto institucione se sa janë porositur?“- shkruan Abazi.

Numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 70. Sot janë shënuar edhe 7 raste të reja. 1 rast, ai i 85-vjeçares në Patos, dhe 5 të tjera në Tiranë. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët lëvizin në dy orare, 06:00 deri më 10:00 paradite dhe 16:00 deri në 18:00 pasdite. Në shërbim të shtetit do të jenë edhe spitalet private gjatë periudhës së emergjencës dhe kush nuk bindet do ketë gjobë deri në 5 milionë Lekë. E vetmja këshillë e përbashkët e institucioneve dhe mjekëve është që qytetarët të qendrojnë në shtëpi dhe të kenë sa më pak kontakte me të tjerët.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni boiken abazi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi boiken abazi koronavirusi ne shqiperi plani i masave per covid-19 viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll