Bota

21 të infektuar nga COVID-19 në Kosovë/ IKSHP: Ditët në vijim më kritike, na ndihmoni të mos përhapet, BE kriktikon poli

20 Mars 2020, 13:18 Nga DOSJA
21 të infektuar nga COVID-19 në Kosovë/ IKSHP: Ditët në

KOSOVË–Në Kosovë janë 21 të infektuar deri më tani, ndërsa qeveria e Kosovës duket se po merr masat e duhura për t’i bërë ballë luftës kundër COVID-19.

Ditën e sotme Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani, u ka bërë edhe  një herë thirrje qytetarëve kosovar që t’u përmbahen  në përpikëri masave dhe rregullave që qeveria ka marrë së fundmi si shkak i pandemisë globale COVID-19.

Ndërsa Instituti Kombëtar i Shëndetit vazhdimisht po bën thirrje për respektimin e rekomandimeve me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19, raporton Express.

Përmes një deklarate për mediat u kanë bërë thirrje edhe gazetarëve që të respektojnë distancën prej 2 metrave gjatë konferencave dhe punës në terren.

Gjithashtu edhe IKSHP bën thirrje që qytetarët të mos grumbullohen dhe të shmangin kontaktet e ngushta me njerëz.

Për situatën në vend ka reaguar edhe Bashkimi Europian, ku u ka kërkuar partive poltike që të kujdesen së pari për shëndetin e qytetarëve dhe të lënë pas inatet.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove koronavirusi ne kosove

Sondazh

Poll