Bota

Dhurata që vogëlushi italian i bën të atit në ‘Ditën e Baballarëve’: Forca babi, ti do ta shkatërrosh këtë

20 Mars 2020, 13:51 Nga DOSJA
Dhurata që vogëlushi italian i bën të atit në

ITALI– 19 marsi, dita e baballarëve ka qenë ndryshe këtë vit si shkak i përhapjes masive të virusit vdekjeprurës, COVID -19.

Sidomos për të gjithë ata mjekë dhe  infermierë që janë në vijën e parë të kësaj lufte të fortë e tragjike.

Djali i një mjeku italian ka prekur mijëra njerëz me letrën për të atin, ku kjo letër është dhe një dhuratë unike që ai i ka bërë më 19 mars babait të tij.

 “Babi im punon në urgjencë dhe tani që ka mbërritur koronavirusi, ai është kthyer në një hero. Ai ka veshur tuta të bardha dhe një maskë dhe po e lufton këtë mostër. Forca babi, ti dhe kolegët e tu do ta shkatërroni atë.”- ka shkruar vogëlushi.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 7 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: tgcom24.mediaset

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll