Bota

Nuk pyesin për distancën 1 metër, në Bangladesh 25,000 persona mblidhen dhe luten për të shpëtuar nga COVID-19

20 Mars 2020, 12:25 Nga DOSJA
Nuk pyesin për distancën 1 metër, në Bangladesh 25,000

BANGLADESH– Një sesion masiv lutjesh për shpëtimin nga koronavirusi është zhvilluar  ditën e djeshme nga qindra mijëra adhurues në Bangladesh ndërsa u shënua edhe vdekja e parë nga pandemia globale.

Shefi i policisë lokale Tota Miah tha se rreth 10,000 muslimanë u mblodhën në një fushë të hapur në qytetin Raipur në jug të Bangladeshit për t’u lutur duke kënduar “vargje lutëse” nga Kurani për të shpëtuar vendin nga virusi vdekjeprurës.

“Ata mbajtën lutjet “Khatme Shifa” pas agimit për të çliruar vendin nga koronavirusi,” i tha Miah AFP.

Organizatorët pretenduan se numri i adhuruesve ishte rreth 25,000.

Ai tha se organizatorët nuk morën leje nga autoritetet për të zhvilluar këto lutje nën një grup kaq masiv.

Pamjet e 25 mijëj njerëzve në Bangladesh u shpërndanë gjerësisht në mediat sociale, ndërsa komentuesit e kanë  kritikuar këtë mbledhje masive njerëzish, sepse ndër masat e forta është edhe distanca të paktën 1 metër mes dy personave, ku këtu ka qenë e pamundur për ta respektuar.

Autoritetet tashmë kanë mbyllur shkollat ​​dhe u kanë kërkuar qytetarëve të shmangin tubimet e mëdha në përpjekje për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

“E pabesueshme se si ata madje e kanë bërë këtë gjë, pa njoftuar policinë? Ata do të mbahen përgjegjës nëse ndonjë gjë ndodh me njerëzit në rajon.”- shkroi Abdur Rahman në rrjetet sociale.

Pavarësisht thirrjes së autoriteteve për të shmangur qëndrimin afër me njerëve kjo masë nuk është zbatuar në  Bangaldesh.

 “Nëse është e nevojshme, Bangladeshi do të mbyllet. Do të zbatohet kur është e nevojshme. Njerëzit duhet të shpëtohen së pari. Ne do të bëjmë gjithçka për këtë.”- ka thënë njëzëdhënës i qeverisë.

Numri i rasteve pozitive në vendin prej 168 milion njerëz është 14, megjithëse disa ekspertë mjekësorë frikësohen se nuk janë bërë mjaftueshëm teste për virusin.

Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 3.405. Ndërsa në SHBA kanë humbur jetën 217 persona. Në Greqi deri më tani kanë humbur jetën 6 persona dhe në Francë ka 372 viktima. Të infektuar ka edhe në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe në shumë vende të Europës. Në Shqipëri 70 persona janë infektuar me COVID-19 dhe 2 prej tyre ka humbur jetën.

Burimi: freemalaysiatoday

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bangladesh kronavirusi ne bangladesh bangladesh kronavirusi ne bangladesh

Sondazh

Poll